LDK-ja bën thirrje për vazhdimin e kontratave të stafit mbështetës të angazhuar për COVID-19

12:17 | 18 Qershor 2022
A Z

LDK ka mbajtur sot konferencë për media në lidhje me mosvazhdimin e kontratave të mbi 1 mijë punonjësve shëndetësor.

Grupi i ekspertëve të LDK-së për shëndetësi bën thirrje për vazhdimin e këtyre kontratave.

“Grupi i ekspertëve të LDK-së për shëndetësi vjen në konstatim se duhet patjetër të bëhet diçka të mirë për shëndetësi. I bëjmë thirrje ministrit që t’ua vazhdojë kontrata këtij stafi i cili ka dhënë kontribut gjatë pandemisë dhe kanë dëshmuar se janë të nevojshëm”, u tha në konferencë.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Ardian Shala u shpreh se mungesa e stafit mund të rrezikojë procesin e vaksinimit kundër COVID-19.

“Vaksinimi kundër COVID-19 do të rrezikohet në të gjitha komunat për shkak të mungesës së stafit mjekësor”, tha ai.

Sipas tij, mosvazhdimi i këtyre kontratave mund t’i rrisë mangësitë në sistemin shëndetësor.

“Mbi 1 mijë punëtor shëndetësor dhe staf ndihmës u angazhuan në sistemin tonë shëndetësor për ballafaqimin dhe menaxhimin me pandeminë COVID-19, por si duket qeveria e tanishme ende pa përfunduar pandemia, vendosi të ndërprejë kontratën mbi 1 mijë punonjësve shëndetësor në këtë projekt, duke i lënë pa punë përfundimisht ata dhe duke i rritë magësitë në sistemin shëndetësor”, tha tutje ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme