LDK ia hedhë fajin AAK’së për prishjen e VLAN’it në vitin 2014

12:33 | 11 Maj 2017
Arbresh.info

Këshilltari politik i kryeministrit në largim Isa Mustafa, ka arsyetuar koalicionin e LDK-së me PDK-në në vitin 2014, pasi u hodhën shumë akuza se ishte LDK’ja ajo që e tradhtoi LVAN’in, në vitin 2014.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Gecaj  ka thënë se ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ajo që e prishi koalicionin.

Gecaj gjithashtu ka akuzuar PDK-në duke thënë për të se nuk ka asgjë të mirë dhe se është krejtësisht e amputuar nga besimi.

Postimi i plotë i Bajram Gecajt

CILAT ISHIN ALTERNATIVAT PAS ZGJEDHJEVE 2014?
OSE, PËRGJIGJE TË GJITHË ATYRE QË PO NA THONË – A JU KEMI THËNË!

1. Si LDK provuam me gjithë forcën dhe energjinë tonë koalicionin LAN (LVAN) për më shumë se gjashtë muaj, por më së paku për fajin tonë kjo iniciativë dështoi. Qëllimi ishte ndryshimi dhe largimi i krimit e korrupsionit të instaluar thellë në institucionet shtetërore. Ishte Gjykata Kushtetuese dhe kokëfortësia e AAK-së që e prishën “lojën”, jo ne! Po të mbeteshim në atë konstelacion do të shndërroheshim veç në sejmenë të AAK-së;

2. Të rrinim në opozitë dhe të vazhdonte ndryshkja e partisë, keqqeverisja e institucionalizuar, por edhe që shteti të udhëhiqej nga koalicioni i krimit dhe korrupsionit;

3. Të udhëheqim qeverinë për herë të parë dhe të tregojmë se në këtë vend mund të qeveriset mirë dhe me duar të pastra, edhe pse vazhdimisht të vetëdijshëm me kënd po e bëjmë këtë dhe përherë të rrezikuar nga thika prapa shpinës.

Besoj se, edhe po të ktheheshin gjërat prapa, nuk do të kishim zgjidhje më të mirë. Megjithëse, këtë herë, vërtetë tradhtia e PDK-së tejkaloi të gjithë kufijtë e dinjitetit dhe ndershmërisë. Tani e kishim madje edhe të shkruar në letër (me arsye) marrëveshjen se nuk do të përkrahen iniciativat e votëbesimit ndaj njeri tjetrit. Marrëveshjet politike në përgjithësi lidhen në mirëbesim (bona fide), por PDK nuk ka gjë të mirë dhe është plotësisht e amputuar nga besimi!/arbresh.info

Të ngjashme