LDK ia hedh fajin Kuvendit dhe PDK-së për mos formimin e komisionit për dëbimin e gjashtë turqve

16:34 | 23 Qershor 2018
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës ende nuk ka arritur të miratojë Komisionin Hetimor për dëbimin e gjashtë qytetarëve turq nga Kosova në fund të muajit mars.

Aksioni i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë-së dhe Policisë së Kosovës, për deportimin e shtetasve turq, të cilit nga Turqia akuzoheshin për lidhje me Fetullah Gylenin, organizata e të cilit nga shteti turk është përgjegjëse për tentim puçin e vitin 2015 në Turqi , kishte ngjallur reagime të mëdha në vend.

Për këtë deputetët e Kosovës kishin mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, ndërsa që me propozimin e LDK-së, ishte vendosur që të formohet edhe një grup hetimor, lidhur me veprimet e institucioneve të Kosovës për këtë rast.

Por, edhe pse janë bërë afër tre muaj nga ky rast, ende ky komision nuk është formuar.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti për lajmi.net ka thënë mosfunksionaliteti i Kuvendit ka bërë që ky komision mos të formohet.

Ai ka akuzuar edhe PDK-në për pengesë të formimit të këtij komisioni.

“Formimi i këtij komisioni është ne rend dite, por në mungesë të funksionalitetit të Kuvendit pasi nuk po ka kuorum, ende nuk është votuar. Formimi i këtij komisioni ka qene pjese e rezolutës së Kuvendit që është votuar pas seancës se jashtëzakonshme për ketë çështje të iniciuar nga LDK”.

“Por, PDK e ka prolonguar deri me tan duke e bllokuar votimin. U desht qe ne te mbledhim 40 nënshkrime dhe te kërkojmë formimin e këtij komisioni ne procedure tjetër”, ka thënë Hoti për lajmi.net

Por, PDK nuk ka dhënë ndonjë përgjigje nëse është e gatshme ta votojë këtë komision pa kushtëzime.

Lajmi.net i ka shkruar shefit të deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi për këtë çështje, por që nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

LDK kishte tërhequr nga rendi i ditës formimin e Komisionit Hetimor për turqit, në seancën e 26 prillit, pas kushtëzimit të PDK-së, që u përkrahë edhe nga AAK e Nisma, për votimin edhe të dy pikave tjera, votimin e propozimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e 6 anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe ratifikimin e traktatit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.

Pas kësaj LDK kishte nisur mbledhjen e 40 nënshkrimeve për të future në rend dite edhe një herë këtë pikë.

Ky komision do të ketë 11 anëtarë të propozuar nga partitë politike.

Pesë prej shtetasve turq të dëbuar nga Kosova ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fetullah Gulen, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.

Udhëheqësit e institucional pas dëbimit të shtetaseve turq, ishin deklaruar se nuk kishin njohur për këtë aksion.

Kryeministri Haradinaj për këtë veprim kishte shkarkuar shefin e AKI-së, Driton Gashi dhe ministrin e Brendshëm, Flmur Sefaj.

Ai këtë e kishte bërë me arsyetimin se nuk e kishin informuar për këtë aksion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme