Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti u ka bërë thirrje partive të koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe deputetëve të koalicionit PDK-AAK-Nisma që janë kundër vazhdimit të regjimit të vjetër, të ulen dhe të diskutojnë për themelimin e qeverisë së re.
Agim Veliu ka thënë se për këtë gjë do të diskutojë kryetari i LDK-së njëherësh kryeministri në ikje, Isa Mustafa.
“Në këtë fazë z.Isa Mustafa është i autorizuar si koalicion të bëjë çfarë do bisede”, ka thënë Veliu për Telegrafin.
Ndryshe Albin Kurti sot në një konferencë për media ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të formojë një qeveri të re të udhëhequr na ta.
Në zgjedhjet e 11 qershorit, ndonëse ende nuk janë dhënë zyrtarisht rezultatet koalicioni PDK-AAK-Nisma ka dalë i pari me 33.91%, pas tij është Lëvizja Vetëvendosje e dyta me 27.16%, si dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 25.79%. /Telegrafi/
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...
Hansi Flick debuton me humbje në Ligën e Kampionëve, Barça m...
Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen
Përfundon pa gola mes Atalantas dhe Arsenalit, Raya heroi
Çeku: Familja Jashari s’ka ndërhyrë në konkursin për Projekt...