Gjatë konferencës së sotme të LDK-së, deputetja Hykmete Bajrami, nënkryetari i komunës së Prishtinës Alban Zogaj, dhe Drejtori Financave në Komunën e Pejës Jeton Abazaj informuan qytetarët se si pushteti është duke ua rritur tutje koston e jetesës, zgjidhjet që ofron pushteti për problemet që ata vet i kanë krijuar janë amatoreske dhe qesharake.
Në konferencë LDK paraqiti edhe propozimin për të adresuar këtë problem të shkaktuar nga pushteti.
Pushtet i paaftë, që në kohë të krizës rritë tutje koston e jetesës
Së pari, në kohën e rritjes së paprecedentë të çmimeve qeveria e paaftë ka rritur edhe bazën e ngarkesës tatimore për tatimin në pronë. Kjo rritje është rezultat i drejtpërdrejtë i rritjes së vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave.
Problemi është se kjo Ministri vlerësimin e fundit të pronave e ka bërë në kushte të një inflacioni enorm dhe se nuk janë marrë parasysh rrethanat socio-ekonomike në vend.
Aktualisht Kosova është duke përjetuar një krizë ekonomike kur qytetarëve u janë rritë çmimet, përderisa nuk ka rritje të pagave, nuk ka rritje të pensioneve, nuk ka rritje të të hyrave. Rritja e bazës tatimore është papërgjegjësi dhe arrogance e pushtetit që tashmë veçse është larguar nga qytetari.
E dyta, propozimi i ministrit është amatorizëm politik dhe shenjë e qartë e paaftësisë. Ai nuk e di si funksionon ekonomia. Ministri nuk i di ligjet e këtij vendi. Nuk e di që kuvendet komunale nuk mund të falin borxhe ose tatime. Kuvendet komunale nuk kanë të drejtë të falin borxhe sepse tatimi në pronë është obligim që rrjedh nga Ligji Nr. 06/L-005 për Tatimit në Pronë, i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe vetëm Kuvendi ka mundësi që ta ndryshoj ose eventualisht të falë obligimet që dalin nga ky Ligj.
Së treti, me qëllim që të adresohet çështja e faturave të tatimit në pronë Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga:
1. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, që me vendim të pezulloj aplikimin e rivlerësimit të fundit të patundshmërive në vend dhe faturat për vitin 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të bëra para vitit 2022.
2. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve të procedoj sa me parë në Kuvend Ligjin e ri për Tatim në Pronë. Me Ligjin e ri të adresohen të gjitha nenet që sot janë pengesë për të bërë përshtatjet e nevojshme dhe për të reflektuar situatën e rëndë socioekonomike dhe shkallën e lartë të inflacionit. (Me Ligjin e ri mund të ulët pragu i poshtëm që aktualisht është 0.15%, në mënyrë që komunat të kanë fleksibilitet me të madh për vendosjen e normave të tatimit në pronë.)
3. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Departamenti i Tatimit në Pronë
në bashkëpunim më komunat gjatë vitit 2023, të bëjnë rishikimin e plotë të procesit të ri-vlerësimit të pronave pas përcaktimit të zonave që marrin parasysh zhvillimin e vendbanimeve dhe ngastrave kadastrale (kjo për shkak se gjatë ri-vlerësimit të pronave të bërë më 2022 janë përdorur zonat e vjetra, janë injoruar komplet nënzonat pasi ka dështuar sistemi i Departamentit të Tatimit në Pronë).
Qeveria të ndalë logjikën e varfërimit të qytetarëve, vetëm për të ofruar pastaj pako të mbijetesës. Dinjiteti i familjeve punëtore të Kosovës është duke u nëpërkëmbur. Ndaj, duhet të merren parasysh kërkesat e LDK-së që pushteti të mos shkatërrojë buxhetin e familjeve në Kosovë. /arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...