Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë Kurti për shkelje të Kushtetutës për të disten herë, si dhe për mos respektimin e vendimeve kushtetuese. Ata përmenden rastin e fundit të ministres së Arsimit, Arberie Nagavci, duke kërkuar dorëheqjen e saj.
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri në një konferencë për media, në ditën e Kushtetutes, ka thënë se është akti më i lartë juridik i vendit dhe të gjithë duhet ta mbrojmë kushtetutën e vendit tonë.
Sipas tij, LDK ka dëshmuar se respekton Kushtetutën dhe kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Qeveria Kurti në këtë një vit ka arritur të shkel disa herë Kushtetutën e Kosovës, të vërtetuara me aktgjykime të plotfuqishme të Gjykatës Kushtetutës. Rasti i parë ishte në Këshillin e Pavarur të të Shërbimit Civil të Kosovës dhe rasti më i freskët është aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin u vërtetua se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka shkelur Kushtetutën e vendit“, tha ai.
Kurse, anëtarja e LDK-së, profesoresha Jehona Lushaku, duke paraqitur qëndrimin e LDK-së lidhur me aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e riorganizimit të mësimit në Kamenicë, me të cilin u vërtetua se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka shkelur Kushtetutën e vendit.
“Ky vendim përveç që është jokushtetues, tregon se si qeveria aktuale ka përdorur arsimin për fitime elektorale. Ua kujtojmë se ky vendim ishte marrë në kohë fushate të zgjedhjeve të kaluara lokale. Shqetësuese është po ashtu, mënyra se si kjo qeveri nuk i respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Dje ministrja e Arsimit ka deklaruar se do ta analizojë vendimin duke mos e marrë atë si të plotfuqishëm dhe duke mos dhënë dorëheqje. Qeveria tanimë është shndërruar në një gjykatë. Ministria ka harruar se Gjykata Kushtetuese është ajo që analizon vendimet e Qeverisë dhe jo qeveria ato të Gjykatës Kushtetuese. Kjo ministre nuk mund të udhëheq arsimin ku edukohen gjeneratat e ardhshme, ajo nuk është shembull i mirë“, tha ai.
Sipas saj, Ministrja Nagavci edhe për shkaqe etike e morale ishte dashur të jap dorëheqje qysh dje.
“LDK kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministres Nagavci, një për të ndaluar krijimin e precedentëve dhe të mosrespektimit të Gjykatës Kushtetuese nga institucionet e vendit dhe dy për të ndaluar ndërhyrjen e pushtetit qendror në qeverisjen lokale“, tha ai.
Motori përplaset me automjetin në Fier, një i plagosur
Aksident ajror në Shtutgart, ndalen fluturimet – policia jep...
Dimao Zagreb emëron trajner legjendën italiane
Kush shkon në finale? Gresa dhe Xuxi i japin emrat
Prizreni shënon fitore të rëndësishme ndaj Yllit
Kurti: Prokurorët kanë ardhur edhe më herët në Kryeministri,...