Xhavit Beqiri, këshilltar politik i kryeministrit Avdullah Hoti, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se deklarimi i kreut të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për shkëmbim territorial janë ndesh me Kushtetutën, derisa ka theksuar se kufijtë nuk diskutohen.
“Në të gjitha këto takime asnjëherë nuk është hapur kjo çështje. Për Kosovën çështja e kufijve është e mbyllur, shtetet duhet të njihen në kufijtë aktual”, është shprehur Beqiri.
Ai ka shtuar se idetë e lojërave me kufi i quan “hapje e kutisë së pandorës”.
“Loja me kufijtë nuk do të ishte sui-generis sepse vendet e rajonit do të mund të pretendonin të hapnin çështje të tjera. Edhe SHBA-ja edhe BE-ja këtë e quajnë çështje të mbyllur”, ka thënë Beqiri. “Është e sata herë që Haziri e deklaron këtë. Ky është një qëndrim që bie krejtësisht ndesh me qëndrimin publik të LDK-së por edhe me qëndrimin e Qeverisë. Kufijtë nuk janë në diskutim. Kjo bie ndesh me vet Kushtetutën e Kosovës”.
Beqiri ka shtuar se pala kosovare as nuk ka vullnet por as mandat për të diskutuar çështjen e kufijve.
“Kosova e Serbia duhet të njihen në kufijtë ekzistues, siç na kanë njohur shumë shtete anekënd botës”, ka deklaruar ai.
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...