Google ADS

LDK homazhe tek lapidari i Enver Malokut

14:04 | 11 Janar 2020
Arbresh.info

Në përvjetorin e 21-të të vrasjes, anëtarë të Kryesisë, deputetë, kryetarë të degëve dhe aktivistë të LDK-së kanë bërë homazhe te lapidari i Enver Malokut, në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Puna e Malokut, qëndrimi i tij kritik ndaj aktualitetit, por edhe qëndrimi në krye të një institucioni që po mbante barrën kryesore në informimin për jetën, luftën dhe mizoritë serbe në Kosovë, e vunë atë dhe familjen e tij para një varg kërcënimesh dhe rreziqesh, transmeton portali arbresh.info.

Herën e parë, në korrik të vitit 1998, atë e huqi plumbi i një atentatori të panjohur, që po e priste për ta vrarë në derë të banesës së tij.

Mesazhi ishte shumë i qartë: kërkohej heshtja e Enver Malokut, heshtja e gazetarisë dhe e guximit për shprehje të lirë në Kosovë. Me meritën e Malokut dhe të kolegëve të tij fjala u shqiptua guximshëm e pacenueshëm dhe institucioni që drejtoi ai punoi si kurrë më parë në punë të informimit të opinionit të brendshëm e të jashtëm në kohë okupimi të egër e lufte të ashpër. Por, në pasditen e 11 janarit 1999, atentatorët tash ishin më shumë dhe, për fat të keq, nuk e huqën cakun. Pak metra prej banesës së tij në përdhesen e një blloku banesash në Breg të Diellit, në sytë e gruas dhe të fëmijëve, atentatorët e vranë Enver Malokun, i cili ndërroi jetë pak minuta më vonë në spitalin e Prishtinës.

Sot e kësaj dite nuk janë kapur autorët e vrasjes së tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme