LDK heq dorë nga posterët në zgjedhjet lokale

22:28 | 25 Shtator 2017
Arbresh.info

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se ky subjekt partiak ka hequr dorë n ga përdorimi i posterëve sa i përket zgjedhjeve lokale.

Në një status të tij në facebook, i pari i LDK-së, Isa Mustafa, ka theksuar se arsye për këtë vendim janë shpenzimet më të ulëta.

”LDK heq dorë nga posterët në zgjedhjet lokale. Ky eshtë vendim i Shtabit zgjedhor dhe i kryetarëve të degëve nga takimi i sotëm në Selinë e LDK-së.
Fushata do të jetë racionale, me shpenzime më të ulëta. Do të respektojmë ambientin, pronat publike dhe private. IM”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme