LDK fton qytetarët të votojnë pa u ndikuar

14:23 | 14 Shkurt 2021
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se deri më tani nuk kanë vërejtur ndonjë shqetësim në lidhje me procesin zgjedhor.

Anëtarja e LDK-së, Ardita Dushi, në një konferencë i ka bërë thirrje votuesve që të mos ndikohet dhe të votojnë sipas rregullave të KQZ-së, njofton Klan Kosova.

“LDK po e përcjell me kujdes procesin zgjedhor dhe deri më tani nuk kemi informata për ndonjë shqetësim serioz. Dalja e votuesve përkundër kushteve të vështira atmosferike po vazhdon të jetë në përputhje me trendin e zakonshëm”.

“Falënderojmë institucionet e Kosovës që me përkushtim po angazhohen për të krijuar kushtet e favorshme që qytetarët të arrijnë në qendrat e votimit, por që edhe brenda vendvotimeve të ketë rend dhe rregull, sipas rregullave të KZQ-së”.

“LDK iu bën thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e votës pa asnjë ndikim”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme