Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti në një prononcim për Telegrafin ka folur rreth tryezës së partive politike, e cila do të organizohet nga LDK.
Hoti tha se tryeza përfundimtare e partive politike do të thirret së shpejti nga LDK-a për të përmbyllur konsultimet me forcat politike në vend, mirëpo nuk ka përmendur datë.
Ai theksoi se qëllimi i kësaj tryeze ka qenë dhe mbetet dakordimi i spektrit politik në Kosovë për të nxjerrë vendin nga kriza institucionale, e cila krizë sipas tij është thelluar muajt e fundit.
Hoti po ashtu tha se qeveria e pakicës po insiston të qëndroj në pushtet edhe pse nuk ka fuqi politike për të qeverisur.
E kjo sipas tij, është duke e dëmtuar sistemin demokratik në vend.
“Këto tryeza janë iniciuar nga LDK-ja dhe do të përmbyllen nga LDK-ja. Qëllimi i tryezës ka qenë dhe mbetet dakordimi i spektrit politik në Kosovë për të nxjerrë vendin nga kriza institucionale, e cila është thelluar muajt e fundit. Qeveria e pakicës duket është insistuese të qëndroj në pushtet pavarësisht se nuk ka fuqi politike për të qeverisur. Ky mentalitet i qeverisjes është duke e dëmtuar sistemin demokratik në vend, po e përkeqëson çdo ditë e më shumë qëndrueshmërinë fiskale të vendit përmes vendimeve të dëmshme për shpenzime të motivuara mbi baza të interesit individual, dhe po i vonon reformat e nevojshme për integrim evropian”, ka thënë Hoti.
Ndërkaq, tryezat e partive politike ishin thirrur fillimisht nga LDK-ja, pastaj PDK, Vetëvendosje dhe PSD.
Ndryshe, tryeza të tilla janë organizuar me qëllimin që të arrihen konsensusi nacional për tema të mëdha siç janë: dialogun me Serbinë, transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës si dhe Asociacionit të komunave serbe.
Por analistët dhe shoqëria civile këto tryeza i kanë vlerësuar pa efekt, blerje kohe dhe jo shumë produktive.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...