Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për medie ka thënë se për shkak të disa gabimeve në përshkrimin e votave dhe për shkak numrit të madh të fletëvotimeve të zbrasta ne si LDK kemi kërkuar të bëhet rinumërimi i të gjitha votave në Komunën e Prishtinës, shkruan arbresh.info.
“Ne si LDK kemi kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që të urdhëroj KQZ-në, që të bëjë rinumërimin e të gjitha kutive të votimit në Komunën e Prishtinës’, ka thënë ai.
Sipas tij, rinumërimi i kutive të votimit do të legjitimonte më shumë rezultatin përfundimtar.
“Ne si LDK konsiderojmë se rinumërimi i kutive të votimit në Komunën e Prishtinës nuk duhet ti ikë asnjë subjekt politikë në këtë rast e kemi fjalën për Vetëvendosjen e as kandidatët sepse rinumërimi vetëm sa do të legjitimonte akoma më shumë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve cili do qoftë ai dhe do të rriste besueshmërinë e qytetarëve tonë në procesin zgjedhor “, ka pohuar Beqiri.
Beqiri ka folur edhe për transportin e votuesve të Vetëvendosjes duke thënë se kërkojnë nga organet kompetente që ta hetojnë këtë rast, pasi që sipas tij ka elemente të veprës penale.
“Ne po ashtu këkrojmë nga organet kompetente të drejtësisë që të analizojnë dhe shqyrtojnë raportimet e medieve për organizimin e transportit përmes veturave për qytetarët , votues në Komunën e Prishtinës të kamufluar përmes të ashtuquajturave OJQ, sepse nuk po e dimë a është OJQ dhe këtë duhet me vërtetu organet kompetente e krejt kjo në këmbim të votës për kandidatin e VV-së për kryetra të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sepse LDK konsideron se në një organizim të tillë ka më shumë se një element të veprës penale të paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, ka shtuar Beiqiri.
Ai ka thënë se rreth 60 për qind e votave në Degën e parë në Prishtinë, kanë qenë për Arban Abrashin./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag