LDK e VV, sërish takim

19:41 | 17 Korrik 2017
L G

Vazhdojnë bisedimet mes LDK’së dhe VV’së.

Po vazhdojnë takimet në mes të zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Këto dy subjekte deri më tani kanë zhvilluar disa takime me qëllim të përafrimit të qëndrimeve për një koalicion të mundshëm qeverisës.

Gazeta Express merr vesh se së fundi është zhvilluar edhe një takim në mes të zyrtarëve të partive të Isa Mustafës dhe Visar Ymerit.

Temë qendrore e bisedimeve ishin format e mundshme të bashkëpunimit.

“Ka pasë një takim LDK-VV lidhur me format e mundshme të bashkëpunimit të këtyre dy subjekteve”, ka thënë për Express një burim i lartë brenda LDK’së.

Më 8 korrik KQZ’ja certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit. Ndërsa, presidenti ka afat ligjor deri më 8 gusht për ta thirrur seancën konstituive të Kuvendit.

PAN si fitues i zgjedhjeve thotë se ka siguruar votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme