Avdullah Hotit kryetari i Grupit Parlamentar të LA-së dhe ish kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ka lëshuar lëshuar akuza të rënda në drejtim të udhëheqësit të Kuvendit dhe të Qeverisë Kadri Veselit e Ramsush Haradinaj
Hoti, ka kërkuar nga Haradinaj shkarkimin e ministrit të bujqësisë Nenad Rikallo, ose në kundërtën, siç ka thënë ai, Haradinaj do të përballet me të gjitha llojet e kundërshtive.
Nenad Rikallo është akuzuar nga banorë të ‘Dardanisë’ për tortura gjatë luftës në Kosovë.
Kundërshtitë do të jenë në forma demokratike e jo te dhunës si i përdori partia e kryeministrit. Ne do ta thërrasim në interpelancë kryeministrin, tha Hoti
Konferenca që po e mbajmë për Ditën ndërkombëtare të Demokracisë është për të dokumentuar se kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e kryeministri Ramush Haradinaj janë dy dhunuesit më të mëdhenj të demokracisë. Ata shkelën demokracinë që në seancën e parë te legjislaturës së re, tha Hoti.
Është hera e parë që 17 vite që votohet një qeveri pa debat, shtoi Hoti dhe theksoi se Haradinaj po harron se pa opozitë nuk mund te bëj asgjë.
Hoti përkujtoi se Haradinaj ka fyer gazetarët që në ditën e pare e kryeparlamentari ka shkelur rregulloret e Kuvendit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...