Google ADS

LDK e quan përçarës dhe ofendues fjalimin e Kurtit në Kuvend

13:00 | 17 Shkurt 2022
S D

Pas daljes nga seanca solemne e  Kuvendit në Kosovës për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar duke e quajtur fjalimin e Kurtit si ofendues, shkruan arbresh.info.

Reagimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se fjalimi i sotëm i Kurtit, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ishte përçarës, ofendues, i pavend dhe i padinjitetshëm.

Ai sulmoi opozitën, mediet dhe fjalën e lirë.

Një fjalim i tillë nuk mund të mbahet në festën e Ditës së Pavarësisë.

Duket që Kurti vazhdon të mos e përjetojë 17 shkurtin si festë e moment uniteti kombëtar të Kosovës.

Ai edhe në këtë ditë të madhe, si para 14 vjetëve, zgjedh të ndajë e të përçajë popullin e Kosovës.

Republika e Kosovës është vendi i vizionarëve politikë, i luftëtarëve, i dëshmorëve dhe i martirëve të lirisë, vendi dhe shteti ynë i përhershëm. Kush nuk e kupton, fyen sakrificën e popullit të Kosovës, siç bëri Kurti sot.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme