Mocioni procedural i propozuar nga Memli Kraniqi, që Propozimi i kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës të vijë si pikë e parë e rendit të ditës ka kaluar. Kjo pikë e cila ishte renditur si pikë e 14, është zhvendosur në pikën e parë.
53 vota për dhe 9 abstenime ky propozim i ka marr dhe është future si pikë e parë e rendit të ditës.
Avdullah Hoti nga LDK, tha se shumica e deputetëve të LDK me arsyeje nuk do të jetë në sallë. Prandaj, ky votim dhe zhvendosje e rendit të ditës sipas Hotit është quajtur manipulim i shumicës parlamentare.
“Është manipulim i hapur i shumicës parlamentare për të dërguar përpara kandidat të caktuar. Mos e menaxhoni kështu kuvendin”, tha Hoti duke refuzuar që të emërojë anëtarë në komision.
Memli Krasniqi propozues i mocionit tha se e ka arsyetuar zhvendosjen kësaj pike.
“Kualifikimet zoti Hoti i quajti manipulim unë i arsyetova. Pas pauzës neve na ikin gjysma e deputeteve dhe nuk ka kuorum. Ka dështuar procesi herën e kaluar jemi vonë. Shtyrja për një javë tjetër rrezikon që kjo punë të shtyhet pambarim”, tha Krasniqi.
Gjithashtu, janë gjashtë kandidatë për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, prej të cilëve pritet të zgjidhen tre. Kuvendi ka krijuar komisionin dhe deputetet kanë filluar votimin e mbyllur.
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...