Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Prishtinë ka mbajtur një konferencë për media për zhvillimet e fundit në arsim dhe rreth vërejtjeve që kjo parti ka identifikuar ndaj pushtetit komunal.
Agim Gashi, shefi i grupit parlamentar të LDK në Kuvendin Komunal tha se në komunën e Prishtinës që nga fillimi i gjysmëmvjetorit të dytë kanë humbur qindra orë mësimi si pasojë e pushimit të lehonisë dhe pushimeve mjekësore, ndërsa sipas tij Drejtoria e Arsimit nuk ka reaguar me kohë dhe në përputhje me rregullativat ligjore për të dërguar zëvendësim.
Sipas tij orë mësimi janë humbur në shkollat “Gjergj Fishta”, “Iliria”, “Nazim Gafurri”, “Pavarësia”, ‘Dardania”, “Asim Vokshi”, “Andon Zako Çajupi”.
Gashi gjithashtu tha se po vazhdon diskriminimi në forma të ndryshme gjatë procedurave të zhvillimit të konkurseve. Sipas tij mbi 90 përqind e të punësuarve vijnë nga komuna tjera të Kosovës.
Sipas tij në Hajvali sekretarja e shkollës ka ardhur nga Ferizaj si aktiviste e VV-së në këtë qytet.
Gashi tha se të gjithë drejtoreshat e institucioneve parashkollore janë eliminuar, vetëm një ka mbetur se ajo është e afërt me një nga funksionarët e Vetëvendosjes.
Gashi është pyetur edhe rreth vendimit të komunës së Prishtinës për mosvazhdimin e kontratave të disa zyrtarëve të LDK-së dhe PDK-së për banesat komunale nga ana e komunës së Prishtinës.
Gashi tha se ai është vendim i Kuvendit nëse ua vazhdon apo jo dhe për këtë nuk ka dhënë ndonjë koment.
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...