Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, në Interaktiv të KTV-së, tha se partia e tij thjesht po kërkon të lexohet qartë mesazhi i Amerikës, që taksa të hiqet pa asnjë kusht.
Ndonëse tha se stabiliteti i qeverisë është i plotë, tha se nëse qeveria konsiderohet anti-amerikane, LDK-ja largohet.
“Stabiliteti i Qeverisë sot është i plotë. Por, LDK-ja në asnjë variant nuk mund të vazhdojë të jetë pjesë e një qeverie që mund të konsiderohet anti-amerikane. Por në këtë fazë, kjo temë as që është shtruar brenda LDK-së. Koalicioni është i fuqishëm”, shtoi ai.
Për takimin mes Thaçit e Vuçiqit në Washington, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se rreziku më i madh që i kanoset Kosovës është pikërisht negocimi i presidentit Thaçi për marrëveshje ndërkombëtare.
“Rreziku i madh që i kanoset Kosovës është negocimi i Thaçit për marrëveshje ndërkombëtare. Presidenti mund të konsultohet, por jo të jetë në ballë të këtij procesi. Fatkeqësisht, qeveria e kaluar i ka krijuar kohë dhe hapësirë Thaçit të duket person normal në këtë proces, por që s’është. Po besoj që ditët në vijim me VV-në do të gjejmë gjuhën tonë të përbashkët në të mirë të mbrojtjes së sovranitetit dhe që t’i hapet rruga procesit të vështirë të negociatave. Sa herë i kemi pasur afër amerikanët në krah, epilogu ka qenë shumë pozitiv për Kosovën”, theksoi Selmanaj.
Duke iu referuar letrave që kryeministri Kurti ua ka dërguar presidentit amerikan, Donald Trump, dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Selmanaj tha se kjo s’është praktikë e mirë, sepse, siç tha ai, Trumpi nuk i merr seriozisht këto letra.
“Nuk është praktikë e mirë që kryeministri të komunikojë me telegrame. Grenell ka qenë në Prishtinë dhe është i gatshëm t’i takojë delegacionet e Kosovës në Berlin. Është në dorën tonë tani, dhe komunikimin me telegrame ta heqim nga rendi i ditës, por të komunikojmë direkt me partnerët. Amerikanët s’janë ata që mund të diskutosh në forma tjera pos përballë tyre. Kështu kemi biseduar vazhdimisht edhe në Prishtinë me ta. Kjo formë e komunikimit s’i bën mirë Kosovës, sepse zotëri Trump nuk i merr seriozisht këto letra”, u shpreh deputeti i LDK-së.
Rreth propozimit të Kurtit për taksën, ai tha se uron që të mos vijë puna të mos votohet ajo nga LDK-ja, sepse, siç tha ai, “kemi nisur një punë të mirë në bashkëqeverisje”.
“Nuk do të doja që të vijë situata që ministrat e LDk-së të votojnë ndryshe nga ata të LVV-së. Duhet pranuar se s’kemi dakordancë të plotë për këtë temë, kemi dallim, por kemi një shpresë se zoti Kurti do të reflektojë. Jo që të dëgjohet kërkesa e LDK-së, por të dëgjohet qartë mesazhi i atyre që çliruan Kosovën”, shtoi Selmanaj.
Nëse ka nevojë, do të ketë takime për taksën mes liderëve të partive, Kurti e Mustafa, tha ai, duke shtuar se LDK-ja e ka qëndrimin e qartë për taksën.
“Sot në Kuvend, përpos AAK-së, të gjitha partitë tjera ishin për heqjen e taksës. LVV-ja ka dilema për tajmingun dhe metodën si do të hiqet taksa. Por, PDK-ja e Nisma janë pro heqjes së saj menjëherë”, theksoi ai.
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...