LDK e Nisma: Mos koordinimi i krerëve të shtetit e dëmtoi Kosovën në Berlin

12:36 | 2 Maj 2019
Arbresh.info

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka raportua për punën e Ministrisë, Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.

Në fillim të raportimit Ministri Pacolli u ballafaqua më shumë pyetje.

Ishte Vjosa Osmani Kryetare e Komisionit ajo e cila kërkoi llogari për Samitin e Berlinit nga Ministri Pacolli.

Ajo kërkoi nga Pacolli të tregoj nëse mos koordinimi i dy krerëve të shtetit dëmtoi Kosovën ne Berlin.

“Atje ska pas një qëndrim të koordinuar nga dy instucioneve për dialog më Serbin. A mendoni se ky mos unitet e ka dëmtuar marrëdhëniet bilaterale me dy shtetet nikoqire. Sa mendoni se është dëmtuar Kosova në këtë aspekt. Çështje tjetër është edhe se  këto dy vite kemi ngecje më të madhe në procesin e njohjeve. Cila mendoni se është arsyeja e ngecjeve të njohjeve ndaj Kosovës. A mund të lidhet edhe dialogu më Serbin në këtë çështje”, ka thënë ajo

Pyetje të njëjtë ja beri edhe anëtari nga radhët e NISMA-së, Zafir Berisha.

” Ministër i kemi parë qëndrimet e institucioneve tona në samitin e Berlinit, a mendoni se mos koordinimi në samit dhe deklaratat kundërthënës së dëmtuan Kosovën në Berlin”, ka thënë ai.

Ndërsa Glauk Konjufca nga Vetëvendosja ngriti çështjen për Këshillin e Evropës.

Ai kërkoi të dinte nga Ministri se nëse është e vërtet që anëtarësimi në Këshillin e Evropës ligjet më Gjykatën Speciale.

Konjufca gjithashtu kërkoj nga Ministri të jap një përgjigje rreth një emërimi në Hunduras, ku sipas Konjufcës personi në fjalë është më akuza të renda në Amerikë.

E i menjëhershëm ishte reagimi i ministrit, Behgjet Pacollit.

U be pikërisht kjo pyetje qe situata filloj te eskaloj.

Ishte Ministri Pacolli ai qe tha qe anëtaret e Komisionit kanë ardhur këtu për të akuzuar atë personalisht.

” Nuk janë të vërteta këto për emërimin e Enrike Rais në  Hunduras. Enrike Rais për mu ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm pasi na ka ndihmuar për të marr njohje nga Hundurasi. Nuk ka qenë konsul i nderit dhe sa kom bashkëpunuar unë më të, ai ka qenë i pastër dhe nuk ka pas akuza. Nëse keni ardhur këtu të më akuzoni ajo o tjetër. Akuza që unë punoj më një kriminel është akuzë e rëndë”, tha Pacolli.

E kur situata u qetësua, Pacolli japi përgjigje edhe për pyetjet rreth samitit të Berlinit.

“Berlini ka qenë një takim historik dhe mjaft i rëndësishëm. Kemi pasur takime të rëndësishme më Ambasadorin Amerikan në Berlin, kemi marr mbështetjen nga SHBA-të dhe jemi inkurajuar. Kemi pasur takim edhe më Komisionarin Mogerini. Zonja Mogerin ka paraqitur kërkesën që sa më parë të filloj dialogu. Ajo nënvizoi se asnjëherë ajo nuk ka biseduar më askënd as më Serbin e as me Kosovën për ndarje të Kosovës ose për ndërrim të kufijve. Kemi pasur takim më Presidentin e Frances Mecron dhe  Kancelaren gjermane Merkel. Pas fjalimeve kanë ardhur në konkluzion se qëllimi i konferencës është integrimi i shteteve, fillimi i dialogut dhe lihet të kuptohet se dialogu nuk do të zgjat shumë dhe tema e tret çështja e Bosnjës dhe Hercegovinës. Për Kosovën ka fol Presidenti dhe Kryeministri” , tha Pacolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme