Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon ta ruaj një lidhje të veçantë me familjen e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
Ndonëse ka më shumë se një dekadë qëkur ish- lideri shpirtëror i LDK-së është ndarë nga kjo botë, kjo parti vazhdon ta mbështes financiarisht familjen e tij.
Në baza mujore, LDK i ndanë për të nga 400 euro.
Këtë mbështetje e ka bërë publike Teuta, e bija e ish-presidentit, kur e ka plotësuar formularin për deklarimin e pasurisë.
Në këtë dokument që gjendet në Agjencinë Kundër Korrupsionit, figuron se familja Rugova pranon të hyra edhe nga Presidenca në shumën prej 2100 euro në muaj.
Të hyrat nga shteti, në fakt, janë të rregulluara me Ligjin për presidentin.
Në bazë të ligjit, familja e presidentit të ndjerë ka të drejtë në pension, shuma e të cilit është shtatëdhjetë për qind e pagës të cilën e merr Presidenti i Republikës së Kosovës.
Pos kësaj, familja e ish- presidentit ka të drejtë në sigurim të plotë shëndetësor dhe shërbime mjekësore në spitalet ushtarake dhe publike gjatë tërë jetës.
Ndryshe nga shteti, LDK mbështetjen për familjen Rugova e ka të rregulluar me vendim.
Një nga zyrtarët e lartë të kësaj partie ka deklaruar për AktivPress se ky vendim ishte marr në vitin 2007 nga Kryesia e partisë.
Ai kujton se krahas këtij vendimi që vendosur që familjes Rugova t’i falej shtëpia- rezidencë, ku kishte jetuar dhe punuar presidenti i ndjerë.
“Këto vendime janë marrë me unanimitet të plotë në Kryesi”, thotë ky zyrtar duke mos parapëlqyer të identifikohet me emër për sa kohë që në LDK, sipas tij, janë njerëzit që mund dhe duhet të japin përgjigje për këtë.
Në të vërtet, Kryesia e LDK-së, asokohe kishte vendosur që familjes Rugova t’i ndaheshin nga 2500 euro në muaj.
Kjo ndihmë ka rënë në 500 euro, në momentin kur ka hyrë në fuqi Ligji për presidentin.
AktivPress ka pritur një javë përgjigje nga përgjegjësi për financa në LDK, Lutfi Zharku dhe ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me mbështetjen e familjes Rugova.
Zharku është treguar komunikativ deri në momentin kur i ka pranuar pyetjet nga gazeta.
Njësoj është sjell edhe zëdhënësi i LDK-së, Arban Abrashi.
Të dy kanë heshtur.
Mirëpo, ajo që mbetet fakt noter është formulari i deklarimit të pasurisë i plotësuar nga e bija e ish- presidentit Rugova, Teuta./AktivPress
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...