Google ADS

LDK e kishte paralajmëruar Kurtin: Qeveria prishet nëse merr vendime të njëanshme

21:46 | 22 Mars 2020
Arbresh Info

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri vitin e kaluar e kishte paralajmëruar Vetëvendosjen se në rast të një marrëveshje bashkëqeverisëse me LDK’në, nuk do të lejoheshin vendimet e njëanshme.

Një muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Muhaxheri i ftuar në një emision televiziv kishte thënë se bashkëqeverisja e mundshme në mes të dy partive do të shkatërrohej në momentin që do të merreshin vendime pa konsultime.

“Asnjë vendim kryeministri i ardhshëm i vendit s’mundet me marrë pa diskutu me partnerin e koalicionit. Pa u konsultu paraprakisht nuk mundet me marrë vendime të njëanshme çfarëdo kryeministri me qenë pa pas vendime me Lidhjen Demokratike”, kishte thënë Muhaxheri për TV Dukagjini më 7 nëntor të vitit të kaluar.

“Unë jam ithtar i asaj që në momentin e parë që e merr një marrëveshje, një vendim pa ne me e  shkatërruar qeverinë. Duhet me ja bo të dijshme në fillim pa e nënshkruar kontratën me ta që mundesh me qeverisë bashkërisht sepse obligimet i kemi të përbashkëta”, kishte theksuar ai.

https://www.facebook.com/lidhjademokratikerks/videos/2811601258938575/

Sipas Muhaxherit, qytetarët kishin vendosur se kush do të udhëhiqte me ekzekutivin por se diferenca e votave ishte e vogël prandaj të dyja partitë kishin obligime ndaj njëra-tjetrës në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

“Diferenca është shumë e vogël edhe obligimi i qytetarëve është edhe për Vetëvendosjen edhe për LDK’në me i japë shpresë këtij vendi e shpresë këtij vendi i jep tu bashkëpunu me LDK’në dhe LDK’ja me VV’në edhe mos me krijuar situata në të cilat t’i bjen vendime të njëanshme edhe na bjen para aktit të kryn”, tha Muhaxheri.

LDK dhe VV u pajtuan për bashkëqeverisje dhe më 3 shkurt të këtij viti Kurti mori besimin e Kuvendit si shef i qeverisë së Kosovës.

Më 20 mars LDK kërkoi mocion votëbesimi ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, pasi ky i fundit, siç u tha, njëanshëm mori vendim për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i cili është edhe nënkryetar i LDK’së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme