Anëtari i LDK-së, ish deputeti i kësaj partie, Naser Rugova, është shprehur se ndonëse ka dallime ideologjike me Albin Kurtin por edhe Vjosa Osmanin, duhet të respektohet vota e sovranit dhe vlerësimi që kanë dhënë ata në zgjedhje që ata ta drejtojnë shtetin.
Ai është shprehur se LDK duhet të qëndrojë në sallë në ditën e votimit të presidentit, njofton Klan Kosova.
“Kemi rritje të numrit të rasteve me COVID-19. Nuk do të doja që vendi të shkojë në zgjedhje sërish. Edhe pse mund të kritikohem për qëndrimet e mia, grupi parlamentar i LDK-së duhet ta bëjë kuorumin pas bisedave me Osmanin, kandidate për presidente”.
“Nuk ka asgjë të keqe, nëse LDK e ka ngrit dorën për Thaçin, pse mos t’ia bëjë kuorumin Osmani?”, është shprehur Rugova në Edicionin Special.
Ai përkrahë zgjedhjet e Osmanit për Presidente të Kosovës, ndonëse e thërret që ajo të ketë kujdes.
“Sipas Kushtetutës Presidenti simbolizon unitetin e popullit. Presidenti duhet të jetë apolitik, partiak. Nga eksperienca e saj [Osmani] në krye të Kuvendit, dua të besoj se ka vend për përmirësime sepse egoja dhe debatet edhe në adresa personale me deputet të caktuar i kanë dhënë ngjyrim egocentrik. Presidenti është imazh i vendit dhe Osmani duhet të ketë kujdes të jashtëzakonshëm se di i shtron çështjet me subjektet politike”.
“Zgjedhja pa konsensus kam frikë se do të na prodhojë president jo të respektuar nga pjesa dërmuese e spektrit politik”.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...