Google ADS

LDK e Gjilanit fakton mbështetjen e jashtëzakonshme që Lutfi Haziri ka bërë për studentët

22:03 | 29 Tetor 2017
Arbresh.info

Përmes një njoftimi për media Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, për hirë të informimit të drejtë të opinionit publik dëshiron t’i faktoj një nga një projektet e mëdha të qeverisjes katër vjeçare të Lutfi Hazirit në mbështetje ndaj studentëve, pa u marrë me rivalët.

Në njoftim thuhet si vijon:

FAKT: Mbi 50 studentë gjilanas përfitojnë bursa të rregullta nga Komuna;

FAKT: Kryetari Haziri dhe Kuvendi Komunal në Gjilan ka kryer të gjitha procedurat brenda kompetencave të tyre për ta mundësuar ndërtimin e kampusit të Universitetin “Kadri Zeka” sa më parë;

FAKT: UKZ dhe Komuna kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për përkrahjen (edhe financiare) të projektit të studentëve të fushës së kompjuterizmit me qëllim të ndërtimit të shkathtësive të tyre në programin softuerik dhe digjitalizim;

FAKT: Ka dhjetëra përfitues nga Fondi i Ekselences dhe të gjithë gjilanas të rinjë e meritorë, të cilët me ndihmën (sado modeste) të Komunës po vijonë studimet e tyre në SHBA e Japoni dhe janë shpërbly në olimpiada ndërkombëtare edhe në Brazil (emrat e përveçëm po i kursejmë);

FAKT: Shumë studentë kanë përfituar në udhëtime studimore me mbështetjen e Komunës, bie fjala për tre studentët e arkitekturës, të cilët janë listuar në mesin e 100 studentëve me të mirë me punimet e tyre.

Prandaj, është mirë që edhe rivalet t’i gëzohen sukseseve kulmore të gjilanaseve tanë të rinjë dhe punëve të mira që Komuna i ka bërë në këtë drejtim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme