LDK e gatshme për themelimin e Qeverisë, nesër mblidhet Këshilli i Përgjithshëm

17:57 | 22 Prill 2020
Arbresh.info

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa pas takimit konsultativ është deklaruar i gatshëm që të propozojë emrin e mandatarit të ri për formimin e qeverisë.

Ai bëri të ditur se nesër do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i partisë për të propozuar emrin e kandidatit për kryeministër, raporton portali arbresh.info.

“Ne ishim në konsultë me ftesë të Presidentit. Së pari jemi të bindur se në këto momente nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme pasi jemi në kohë pandemie. Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në fillim të mandatit dhe ka vullnet që ky mandat të shfrytëzohet në të mirë të Kosovës. Ne u shprehem të gatshëm për themelimin e një Qeverie të re të shumicës. Po ashtu jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi për dialogun për rimëkëmbjen ekonomike e për të ndrequr raportet me Amerikën për procesin e liberalizimit të vizave. Si LDK kemi shprehur edhe më parë që të marrim këtë përgjegjësi jo se jemi të etur për pushtet, por që konsiderojmë se ekzistojmë si parti politike që t’i shërbejmë vendit.  Ne do të mbajmë komunikim me Zyrën e Presidentit dhe sot kemi komunikuar me disa partnerë me të cilët synojmë të bashkëpunojmë. Kemi marr vullnetin nga këto parti dhe jemi të bindur që me këto subjekte e arrijmë. Ne nesër do ta kemi kryesinë e LDK-së ku do të diskutojmë për mandatarin.  Pas kësaj do të shohim që ta dorëzojmë te Presidenti”, deklaroi Mustafa./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme