LDK e fiton Dragashin me vota të diasporës

21:11 | 16 Nëntor 2021
A Z

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përmbysur rezultatin në Dragash, pas numërimit të votave me postë.

Ky rezultat ndryshoi pasi votuesit nga diaspora e votuan kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bexhet Xheladini.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Bexhet Xheladini nga LDK-ja ka marrë 244 vota, teksa Shaban Shabani nga PDK-ja 54 vota.

Kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini pritet të udhëheqë Dragashin në katër vitet e ardhshme pasi mposhti kandidatin e PDK-së Shaban Shabani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme