Google ADS

“LDK e do kryeministrin” – Mustafa flet për koalicionin e mundshëm me Vetëvendosjen

20:47 | 17 Gusht 2019
Arbresh Info

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se mund të ketë koalicion me Albin Kurtin, veçse rikujton që Lidhja Demokratike e Kosovës synon ta drejtojë qeverinë.

Ai në një intervistë për klankosova tha se këto qëndrime i shpreh pasi beson se LDK është partia më e madhe në vend.

“Vullneti dhe qëndrimi i LDK-së është që të hyjë në zgjedhje dhe ta ketë kryeministrin e vet të LDK-së sepse ne e vlerësojmë që jemi parti më e madhe”, tha Mustafa.

Mustafa gjithashtu e ka pranuar që janë në bisedime edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Jemi marrë vesh që për koalicionin duhet të zhvillohen biseda mes grupeve teknike mes subjekteve politike”, tha ndër të tjera ai.

Kurse, ai shprehet se nuk do ti jap një shans të dytë PDK-së për të qeverisur me vendin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme