Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë e përjavshme për media, ku edhe këtë herë e ka kritikuar qeverinë Haradinaj.
Ai ka thënë se pikërisht kjo qeveri është fajtore që nuk po përfundojnë seancat e Kuvendit, dhe puna po vështirësohet.
Hoti ka kërkuar që së pari të ratifikohet Demarkacioni, e pastaj të rrëzohet qeveria.
“Çështja që ka mbetur pezull është demarkacioni, më lejoni të konfirmoj që ne e mbështesim këtë marrëveshje. Presim që koalicioni t’i sigurojë 81 vota dhe pastaj qeveria të jap dorëheqje, dhe të formohet qeveria e re që e shpëton Kosovën”, tha Hoti në konferencë për media.
Ai ka akuzuar qeverinë që nuk po iu përgjigjet Kuvendit, dhe që ministrat e kryeministri nuk po përgjigjen në pyetjet parlamentare.
Hoti ka përmendur edhe vendimin për faljen e borxheve të cilin e ka cilësuar si joligjor.
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...