Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti.
Pas mundësisë që i dha kryetari i LDK-së Isa Mustafa kryeministri Albin Kurti për të tërhequr vendimin e shkarkimit të Agim Veliut dhe heqjen e taksë, tashmë duket se nuk ka kthim kjo rrugë, shkruan portali arbresh.info.
LDK në fund të orarit të punës ka dorëzuar në Kuvend me 46 nënshkrime mocionin.
“Përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, kryetari Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë Kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij. Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime”, thuhet në njoftimin e Lidhjes Demokratike.
Tashmë pritet që kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani të vendosë për caktimin e seancës./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...