Google ADS

LDK do të vendos kritere për kandidatët për kryetar të komunave

20:41 | 14 Mars 2017
Arbresh.info

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot pasdite ka mbajtur mbledhjen e rregullt të saj, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së, njëherit kryeministri Isa Mustafa.

Kjo parti ka lëshuar një komunikatë ku ka sqaruar se është folur në përgjithësi për zhvillimet e fundit dhe për shtetformim. Por Arbresh.info mëson nga burime brenda takimit se në mbledhjen e Kryesisë janë folur disa tema e në veçanti për zgjedhjet lokale dhe ligjin për ushtrinë.

Një burim brenda takimit ka thënë për Arbresh.info se në mbledhje është diskutuar dhe propozuar që të vendosen kritere për kandidatët për kryetar të komunave dhe për këshilltarët komunal. “Është folur që në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit kandidatët për kryetar komunash duhet t’i plotësojnë disa kritere e po ashtu edhe kandidatët për asamble komunale.Për këtë çeshtje ka pasur pajtim nga e gjithë Kryesia e Partisë që kandidatët të kenë të kaluar të paster”, ka thënë një zyrtar i LDK-së për Arbresh.info që ka qenë brenda takimit.

Po ashtu në mbledhje është folur edhe për ligjin e Ushtrisë, që sipas këtij zyrtari LDK i ka shpreh qëndrimet e veta publikisht, që e konsideron se ushtria duhet të themelohet në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë. Po ashtu në këtë mbledhje, sipas këtij burimi, edhe për kandidatin e LDK-së për Prishtinën, por që ende nuk ka propozim nga degët e partisë në Prishtinë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme