Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi thotë se Vetëvendosje do të rritet më së shumti në zgjedhje, kurse LDK do të pësojë.
Sipas tij AAK do të ketë probleme me pragun.
Ai thotë se temë e vitit 2021 pas zgjedhjeve do jetë Asociacioni i Komunave me shumë serbe.
Rezultati i VV-së sipas tij vjen si pasojë e keqqeverisjes në Kosovë.
E ai shton se VV po bazohet vetëm në figurën e liderit e duhet punë ekipore.
“Tema e vitit 2021 pas zgjedhjeve do jetë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Besoj që ska dilemë që Vetvendosja do rritet, PDK e dyta kurse LDK do pësojë më së shumti, e AAK do ketë probleme me pragun. Duke u bazuar me rezultatin në Podujevë vërehet rritja e Vetëvendosjes. Rritja e Vetëvendosjes vjen si rezultat i keqqeverisjes në Kosovë. VV-së duhet t’i bëher presion për gjërat themelore duke filluar nga uji, rryma e bërllogu. Ma keq se tani nuk mund të bëhet. Vetëvendosja po bazohet vetëm në figurën e liderit, duhet punë ekipore”, deklaroi Gashi në Klan Kosova.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...