Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) sot mbajti mbledhjen e rregullt të saj, ku u diskutua për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet lokale.
Në një komunikatë të lëshuar nga LDK, thuhet se gjatë mbledhjes u diskutuan çështje të ndryshme, si platforma për zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte dhe reforma zgjedhore.
“Në mbledhje gjithashtu u diskutua për proceset aktuale zhvillimore e shtetformuese, në të cilat po kalon shteti i Kosovës, me ç’rast Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët e saj strategjik e zhvillimor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...