LDK dhe VV forcojnë kooalicionin në Prizren

17:06 | 30 Korrik 2019
L G

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë forcuar marrëdhëniet në qytetin e Prizrenit.

Kjo është bërë e ditur vet nga kreu i Prizrenit që vjen nga radhët e VV-së, Mytaher Haskuka, i cili përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka treguar se është takuar me kryetarin e LDK-së në Prizren, Anton Quni.

Haskuka i ka uruar Qunit marrjen e postit të të parit të LDK-së në Prizren, duke shtuar se kanë biseduar rreth koordinimit sa më të mirë të koalicionit në qeverisje lokale mes këtyre dy partive.

“Sot në takim prita përfaqësuesit e kryesisë së degës së LDK-së në Prizren, përkatësisht kryetarin e ri të kësaj dege, Anton Quni dhe ish kryetarin dhe deputetin aktual, Haxhi Avdyli. Me këtë rast, kryetarit Quni i urova suksese në postin e ri, ndërkaq në bashkëbisedim diskutuam rreth koordinimit sa më të mirë të koalicionit në qeverisjen lokale”, ka shkruar Haskuka./Arbresh.info

https://www.facebook.com/mhaskukaa/posts/715790498892463?__xts__[0]=68.ARCpliAhKC5V5ztaExrSUABhovzy4aSdZll-xI91tweZBr1uBdagWHFwWMPXCM3Lfs16NtbBno1NQg4_xKjvTtsXeFFlyCqMwJ2IDFlsbU38vZFbU3TQy2gtjFILT7ZFYXKlhwHAFibW1XXbwh7GYylp2_WMjDyW9nSft9pIrHsgnZI7qHu8fS3ZoGodsS7IKgk-ELQiwv4rW9MFfSG0P_q-7i87xW98RTDWgkYr4E1RD9PBSoVl1S0EnpO_u7CcOhMOfFC78c5ez7bDo3i3x9JGQc_uM4BDDdFjFv2r1FL8W5PLt8onLREQ69WKXN4oadpx1AA8io0q6smsUi5R0Zo&__tn__=-R

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme