Procesi i negocimit në mes LVV-së dhe LDK-së nuk është aspak i lehtë, për shkak të divergjencave politike dhe ideologjike të ndryshme që kanë ndërmjet veti këto subjekte politike.
Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike pasi sipas tyre, lidershipi i të dyja subjekteve politike duhet të reflektojnë seriozitetin e tyre, pasi Kosovën e presin vendime të mëdha që do ta determinojnë edhe të ardhmen e sajë.
Ata kanë vlerësuar se çdo opsion tjetër, do të jetë i dëmshëm për Kosovën dhe të ardhmen e integrimeve të saja euro-atlantike”
Kandidati për deputet në LDK, Dardan Velija duke folur rreth asaj se sa mund të jetë i tejkalueshëm problemi për pozitën e kryeministrit mes LDK-së dhe VV-së për ta nxjerr koalicionin “Pronto” në opozitë ka thënë se LDK-ja e ka bërë disa herë të qartë që në negociatat e mundshme me subjektet e tjera, jashtë lijave të kuqe, fokusi i saj do të jetë te programet, e jo tek njerëzit.
“Natyrisht LDK e ka kandidatin e vet për kryeministër. Pas negocimit të programit qeverisës, do të negociohet për bartësit më të përshtatshëm për kryerjen e funksioneve brenda programit të përbashkët”, ka thënë Velija.
Ndryshe deputetja e VV-së Shqipe Pantina nuk beson se pozita e kryeministrit është problem.
“Kur ka vullnet për të bërë një të mirë që është interes i shtetit dhe qytetarëve, cdo mos pajtim kalohet lehtë. Për më tepër rezultati i zgjedhjeve ka treguar se populli do ndryshim, e ndryshimin e vërtetë në formën e qeverisjes e garanton vetëm Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë deputetja Pantina.raporton Gazetablic
Nga ana tjetër politologu Faik Krasniqi ka vlerësuar se nuk do të duhej të ishte problem posti i kryeministrit, meqë ky problem është fare i thjeshtë.
Sipas tij, partia që ka numrin më të madh të deputetëve, logjikisht dhe moralisht posti i kryeministrit i takon asaj partie.
“Dhe është e pamoralshme nga zyrtarët e LDK-së që të këmbëngulin për këtë post. Sikur ata të kishin deputetë më shumë se VV-ja, në asnjë mënyrë nuk do të pranonin që posti i kryeministrit ti takonte partisë tjetër që do të kishte deputetë më pak. VV-ja dhe LDK-ja do të duhej të përqendroheshin tek çështjet programore, tek çështjet që janë primare për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.
Nëse duan ta nxjerrin ‘Klanin Pronto’ në opozitë, atëherë duhet të bëhen bashkë. Në të kundërtën, ‘Klani Pronto’ do të vazhdoj akoma të qeverisë, që do të thotë ngecje për shtetin dhe forcim të pozicioneve dhe pushtetit të tyre. Është shumë me rëndësi që me VV dhe LAA do të kemi Qeveri me shumicë shqiptare”, ka thënë politologu Krasniqi.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...