Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka dënuar ashpër sulmin e Hamasit kundër Izraelit, dhe kanë theksuar se qëndrojnë përkrah popullit izraelit.
Përmes një postimi në Facebook, thuhet se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, qëndron dhe solidarizohet me presidentin Isaac Herzog dhe popullin izraelit në këto momente shumë të vështira e të rënda për ta, përcjell Arbresh.info
Abdixhiku po ashtu ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre.
Postimi i plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër sulmin terrorist dhe qëndron përkrah popullit izraelit. Sulme të tilla terroriste janë të papranueshme dhe i dënojmë fuqishëm.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku qëndron e solidarizohet me presidentin Isaac Herzog dhe popullin izraelit në këto momente shumë të vështira e të rënda për ta. Kryetari Abdixhiku po ashtu u shpreh ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre./Arbresh.info
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...