Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me anë të një reagimi për media ka thënë se përgjimet e publikuara sot, në media shpërfaqin sipas tyre, sheshazi hipokrizinë e thellë të pushtetit populist.
Sipas tyre “kjo hipokrizi” është standard veprues i partisë në pushtet që siç thanë ata në njërën anë kontakton, koordinon e bashkëvepron me njerëz të lidhur me krimin, e në njërën anë akuzon të tjerët për një gëj të tillë, shkruan Arbresh.info.
“Maskat ranë. Me to dhe perdja e populizmit. Përgjimet e publikuara sot në mediet kosovare, shpërfaqin sheshazi hipokrizinë e thellë të pushtetit populist. Kjo hipokrizi, tashmë standard veprues i partisë në pushtet, që në njërën anë kontakton, koordinon e bashkëvepron me njerëz të lidhur me krimin, e në anën tjetër akuzon të tjerët për një gjë të tillë, shpërfaq gjendjen alarmante të politikëbërjes në vend.”, ka shkruar partia opozitare.
Tutje, LDK ka shprehur shqetësim për “gjendjen e rëndë të politikbërjes në Kosovë”
Ndër të tjera, në reagim thuhet se komunikimi me një person në listën e zezë të SHBA-ve cënon sigurinë e Kosovës.
“Për të vërteten dhe faktimin e saj, ne shprehim mirënjohjen. Për gjendjen e rëndë të politikëbërjes në Kosovë, LDK -ja shpreh shqetësimim më të thellë.”, vazhdon njoftimi.
“Sepse, koordinimi i aktiviteteve politike në vend, sikurse dhe komunikimi me një person me urdhërarrest e në listë të zezë të SHBA-ve, cënon rëndë sigurinë e Republikës së Kosovës.”, huhet në reagimin e LDK-së./Arbresh.info.
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve