LDK sot ka dërguar katër ankesa në lidhje me zgjedhjet. Kjo parti është ankuar në Gjykatën Supreme pas vendimit që mori PZAP për ta dërguar Istogun në rivotim, ndërsa është ankuar edhe për rezultatet e raundit të dytë edhe në 3 komuna tjera.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka paraqitur tri ankesa lidhur me shkeljet e evidentuara në Komunën e Prishtinës, Dragashit dhe Kamenicës si dhe një ankesë për Komunën e Istogut e ka ushtruar pranë Gjykatës Supreme të Kosovës.
Në Komunën e Prishtinës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidati i saj Arban Abrashi, konsiderojnë se kanë ndodhur disa shkelje, si ndikim i votuesve, mospërputhje dhe ndërhyrje në formularët e rezultateve, mungesa e fletëvotimeve nga zarfet e fletëvotimeve me kusht, numër i madh i fletëvotimeve të pavlefshme etj. të cilat pastaj kanë ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin përfundimtar të kandidatëve.
Në Dragash, ngjashëm sikur edhe në rastin e Istogut, janë konstatuar shkelje të shumta në procesin e votimit përmes postës, prandaj edhe në këtë komunë kemi kërkuar që të anulohet procesi i votimit përmes postës dhe të përjashtohet rezultati i këtij proces për secilin kandidat, nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve për kryetar Komune, thuhen në një njoftim të LDK’së për media.
Partia e Isa Mustafës është ankuar edhe për rezultatin në Kamenicë. Sipas LDK’së, kandidati i Vetëvendosjes, i zgjedhur kryetar, Qendron Kastrati është bërë banorë i kësaj komune vetëm pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve.
“Në Komunën e Kamenicës, shkelja e konstatuar e Degës së LDK-së, në këtë fazë, ka të bëjë me procesin e certifikimit të kandidatit për kryetar të Komunës së Kamenicës në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet Lokale, i cili kërkon që kandidati të ketë qenë banorë së paku tri vite në komunën në të cilën kandidon, kurse nga provat e siguruara del se kandidati i VV-së është bërë banorë i Komunës së Kamenicës tek në muajin gusht të këtij viti”, njofton LDK’ja.
Për Istog, LDK ka kërkuar nga Gjykata Supreme që të ndryshohet vendimi i PZAP-it me të cilin është aprovuar ankesa e LDK-së si e bazuar, dhe të aulohet vetëm procesi i votimit përmes postë me qëllim që të mos shkohet në rivotim pasiqë procesi që është zhvilluar brenda komunës ka qenë i plotësisht i rregullt.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...