Google ADS

LDK akuzon Qeverinë Kurti: Serbia ka rritur importet për plotë 70 milionë euro

10:03 | 17 Janar 2023
A. B.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka njoftuar se gjatë vitit 2022, Serbia ka rritur importet për plotë 70 milionë euro.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, thuhet se politikat e gabuara të qeverisë Kurti, vazhdojnë të favorizojnë prezencën ekonomike të Serbisë në Kosovë.

Postimi i plotë i LDK-së pa ndërhyrje:

FAKT DITOR

Gjatë vitit 2022, Serbia ka rritur importet për plotë 70 milionë euro. Me 370 milionë euro import në vit, Serbia gjatë mandatit të kësaj qeverie, ka arritur rekord të ri.

Politikat e gabuara të Qeverisë Kurti, vazhdojnë të favorizojnë prezencën ekonomike të Serbisë në Kosovë. Ankesat për të kaluarën nuk përmirësojnë ekonominë dhe nuk I zgjidhin problemet e së ardhmes.

Kemi nevojë për veprime konkrete dhe jo premtime e fjalë boshe! /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme