LDK akuzon Kadri Veselin se po shfrytëzon buxhetin e shtetit për fushatë të PDK-së

16:28 | 2 Shtator 2019
L G

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) akuzon kreun e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), se po përdorë buxhetin e shtetit për të bërë fushatë.

Kështu  ka thënë zëdhënësi i LDK-së, Besian  Mustafa në një konferencë për media , ku ka dënuar  ashpër shfrytëzimin e buxhetit e shtetit nga ana e kryetarit të PDK-së , Kadri Veseli, raporton arbresh.info.

“LDK dënon ashpër shpërdorimin e buxhetit nga ana e kryetarit të PDK-së për të bërë fushat për të. Është e papranueshme që kryetari i PDK-së të vazhdoj të bëjë reklama më buxhetin e Kosovës për fushatën  e tij e në veçanti më rastin e QKUK-së. Kërkojmë nga organet e ligjit që të ndërmarrin hapa karshi kësaj qasje nga kryetari i PDK-së për të bërë fushat për partin e tij”, tha Mustafa.

Ndërsa i pyetur rreth listës së deputetëve të LDK-së, ai  edhe një herë ka përsërit që  LDK nuk do të ketë deputet më aktakuzë.

“LDK do të zbaton parimin që në listat e kandidatëve për deputet të jenë persona pa aktakuzë dhe të pastërti. Gjatë kësaj jave do të përpilojmë listën për deputet”.

Kujtojmë se vendi ynë është duke shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat do të mbahen  me 6 tetor./Aarbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme