Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) akuzon kreun e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), se po përdorë buxhetin e shtetit për të bërë fushatë.
Kështu ka thënë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa në një konferencë për media , ku ka dënuar ashpër shfrytëzimin e buxhetit e shtetit nga ana e kryetarit të PDK-së , Kadri Veseli, raporton arbresh.info.
“LDK dënon ashpër shpërdorimin e buxhetit nga ana e kryetarit të PDK-së për të bërë fushat për të. Është e papranueshme që kryetari i PDK-së të vazhdoj të bëjë reklama më buxhetin e Kosovës për fushatën e tij e në veçanti më rastin e QKUK-së. Kërkojmë nga organet e ligjit që të ndërmarrin hapa karshi kësaj qasje nga kryetari i PDK-së për të bërë fushat për partin e tij”, tha Mustafa.
Ndërsa i pyetur rreth listës së deputetëve të LDK-së, ai edhe një herë ka përsërit që LDK nuk do të ketë deputet më aktakuzë.
“LDK do të zbaton parimin që në listat e kandidatëve për deputet të jenë persona pa aktakuzë dhe të pastërti. Gjatë kësaj jave do të përpilojmë listën për deputet”.
Kujtojmë se vendi ynë është duke shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat do të mbahen me 6 tetor./Aarbresh.info
Kolni interesohet për shërbimet e yllit të ri dardan
Përfshihet nga zjarri një lokal në Suharekë, lëndohet një pe...
Tre serbë dënohen me burgim të përjetshëm në Bruksel për vra...
Meta tregon pyetjet që i drejtoi SPAK: Paraqita tre fakte pe...
Flick e cilëson Bilbaon kundërshtarë të vështirë, jep lajmin...
Ndryshon programi i verifikimit të fakteve për rrjetet socia...