Koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka bërë sot prezantimin e kandidatëve për deputetë të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se në këtë mbledhje do të diskutohet me partnerët e koalicionit për programin që do t’a shpalosin para qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore, shkruan arbresh.info
“Sot së bashku me kandidatin tonë për kryeministër Avdulla Hoti do të diskutojmë bashkarishtë lidhur me aktivitete tona gjatë fushatës parazgjedhore. Ne kemi kaluar disa procese brenda LDK-së AKR-s e Alternativës kemi pasur edhe ardhje të shoqërisë civile. Ne kemi pasur me shumë kandidat që kanë merituar të jenë pjesë e listës tonë por për shkak të numrave të kufizuar nuk kemi pasur mundësi ti fusim të gjithë”
Mustafa tha se ky koalicion do të jetë shembull i zhvillimit ekonomik i luftimit të korrupsionit i zhvillimit në arsim e shëndetësi.
“Gjatë javëve në vijmë ne do të pasqyrojmë para qytetarëve programin qeverisës të pasqyrojmë të gjitha vlerat që ky koalicion i ofron qytetarëve që ta marrin besimin tonë. Ky koalicion me përkushtim të plotë të tregoj se si qeveriset në vend të jemi shembull i zhvillimit ekonomik, shembull i luftës kundër korrupsionit, i zhvillimit në arsim e shëndetësi”, tha ai.
Kandidati për kryeministër Avdulla Hoti tha se gjatë fushatës do të fitojmë besimin e qytetarëve shpi për shpi.
“Jam me plotësim do të punojmë bashkë ne kemi finalizuar programin tonë qeverisës. Programi jonë është shumë i thjeshtë zhvillim ekonomik luftën kundër korrupsionit, anëtarësimi i shpjet i Kosovës ne BE e NATO. Ta zhvillojmë një fushatë dinjitoze, do të flasim vetëm me argumente e programe dhe do kërkojmë besimin e qytetarëve shpi me shpi e derë me derë. Pres me padurim i bindur ne fitoren e 11 qershorit për ta quar Kosovën aty ku e ka vendin” tha Hoti.
E kandidati për deputet nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri tha se kjo listë e deputetëve është lista me duar të pastra,” asnjë kandidat nuk është i dënuar për korrupsion”.
“AKR është e gatshme të filloj një punë të palodhur që na pret në të ardhmen, një punë të palodhur për të mirë të gjithë qytetarëve. Është kënaqësi e veçantë në listën tonë nuk është asnjë njeri i dënuar për korrupsion, është një listë me duar të pastra dhe dëshirojmë që kjo të vazhdoj edhe në të ardhmen, ne jemi më të mirët sepse kemi kombinuar njerëz të dijes e të punës dhe të biznesit” tha Bahtiri duke u shprehur i bindur në fitore.
Ilir Deda nga Alternativa tha se ky koalicion do të fuqizoj shtetin e Kosovës.
“Koalicioni jonë është koalicion i vendosmërisë dhe konceptit të përbashkët për fuqizimin e shtetit tonë. Kjo listë e madhe gjithëpërfshirëse do jetë lista që do ti unifikoj zgjedhjet e 11 qershorit. LDK AKR Alternativa, ekspertë, kemi mbërri shumë shpejt të bashkohemi për një program i cili mund ta fuqizoj vendin tonë dhe ta çrrënjos krimin e organizuar e ta përfundojmë tranzicionin e stërzgjatur që 17 vjet”, tha Deda.
Pas përfundimit të fjalimeve, takomi vazhdoj me dyer të mbyllura për media./Arbresh.info
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030