Google ADS

LDK: Adem Demaçi ishte simbol i rezistencës kundër regjimit të Serbisë në Kosovë

19:36 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Lidhja demokratike e Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

“Adem Demaçi ishte simbol i rezistencës kundër regjimit të Serbisë në Kosovë, duke mos u nënshtruar asnjëherë para dënimeve drastike dhe dhunës së regjimit serb”, thuhet në telegramin e LDK-së.

“Qytetarët dhe populli i Kosovës do ta përkujtojnë përherë veprën kombëtare të Adem Demaçit dhe veprimtarinë e tij në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, vazhdon më tej ngushëllimi i këtij subjekti politik.

Kujtojmë se Adem Demaçi mbajti 28 vite burg për çështjen e Kosovës, që ishte nën robërimin e ish-Jugosllavisë komuniste./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme