Google ADS

LDK-AAK koalicion vetëm pa Mustafën (VIDEO)

14:37 | 2 Maj 2017
Arbresh.info

Anëtari i Këshillit Drejtues të AAK-së, Rexhep Kadriu, thotë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mendonte një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, vetëm pa Isa Mustafën.

Këto komente ai i ka bërë në një intervistë për arbresh.info derisa ka shtuar se suksesi i koalicionit në Gjilan LDK-AAK duhet të jetë shembull edhe për bashkëqeverisje në nivel nacional, shkruan arbresh.info

Duke qenë edhe nënkryetar i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, flet edhe për problemet me të cilat vazhdon të ballafaqohet kjo komunë, dhe çfarë është realizuar gjatë këtij mandati.

Kryetari i Degës së AAK-së në Gjilan, tregon se kush do të jetë kandidat për kryetar të kësaj partie në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë të këtij viti./Arbresh.info/Blerta Agushi

 

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë me Nënkryetarin e Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, për të mësuar më shumë rreth shqetësimeve të qytetarëve, sfidave, investimeve dhe problemeve të tjera që prekin jetën e gjilanasve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme