Lidhja e Bizneseve të Kosovës me anë të një njoftimi bënë thirrje për të përmirësuar politikën investuese dhe plotësim ndryshimet e Ligjit për investim strategjik në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, LBK thekson se ligji për investim strategjik duhet të jetë prioritet për Qeverinë e Kosovës dhe Kuvendin e Kosovës.
“Politika investuese duhet të përmirësohet për të krijuar një infrastrukturë ligjore të favorshme për bizneset vendore dhe të huaja në vend. Është shumë e rëndësishme që Qeveria të amandamentojë ligjin dhe ta procedojë me shpejtësi për aprovim në Kuvend, duke marrë parasysh sugjerimet dhe vërejtjet e komunitetit të biznesit në Kosovë. Ligji aktual nuk ofron kushte konkurruese me shtetet e tjera të rajonit, kështu që ndryshimet duhen bërë sa më shpejt për të siguruar kushte më të favorshme për investimet në Kosovë.”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, kjo do të kontribuojë në rritjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
“Renia e Investimeve të Huaja nga viti ne vit është ndezje e alarmit për politikberesit. Ne po e humbim hapin me rajonin dhe pa Investime të Huaja nuk mund të presim as rritje të vendeve të punës, as rritje të produktivitetit ne ekonomi e as përmirësime ne bilancin tregtar.”, bëhet e ditur tutje.
Sipas LBK-së “Është e nevojshme që politikanët të marrin masa për të stimuluar investimet private dhe të sigurojnë një mjedis të favorshëm për bizneset. Vetëm nëpërmjet investimeve të huaja dhe vendore, Kosova mund të përparojë dhe të konkurojë me rajonin dhe vendet tjera.”
“Ndryshimet e ligjit do të kontribuojnë në rritjen e investimeve dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Është e rëndësishme që të krijojmë kushte konkurruese me shtetet e tjera të rajonit për të tërhequr investime të huaja dhe për të krijuar vende të reja të punës. Kosovës i duhet një ekonomi e stimuluar nga investimet private dhe fuqizim të sektorit privat!”, përfundon njoftimi./Arbresh.info
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...