Google ADS

Lavrov: Moska e gatshme për të bashkëpunuar me OKB-në për të ndihmuar civilët në Ukrainë

18:04 | 26 Prill 2022
KRG

Moska është e gatshme të bashkëpunojë me Kombet e Bashkuara për të ndihmuar civilët në Ukrainë të evakuohen, tha Lavrov.

Komentet e ministrit të Jashtëm rus erdhën gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

‘’Qëllimet tona janë kryesisht mbrojtja e popullatës civile dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me kolegët tanë të OKB-së për të lehtësuar gjendjen e popullatës civile’’, tha Lavrov.

Ndërsa Gutteres konfirmoi se “mijëra civilë kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare shpëtimtare” në qytet.

Ai propozoi gjithashtu bashkëpunim me Kryqin e Kuq për të mundësuar largimin e njerëzve të ngujuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme