Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Lavrov ka reaguar pas arrestimit të pjestarit rus të UNMIK-ut në Kosovë gjatë aksionit të policisë në veri.
Sjellja e policisë së Kosovës ndaj pjestarit rus të UNMIK-ut është çështje serioze, ka deklaruar sot Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Lavrov.
“Kjo nuk mund të arsyetohet me asgjë, kurse përpjekjet e Kosovës që t’ia anulojnë statusin kërkojnë reagim nga përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara”, deklaroi Lavrov gjatë vizitës së tij në Tokio, transmeton lajmi.net.
Ai po ashtu ka akuzuar Kosovën se ka shkelur shumë obligime e mbi të gjitha mendon për ato të nënshkruara katër vite më parë që parashihte krijimin e Asociacionit me komuna serbe.
Lavrov po ashtu ka thënë se Kosova ka shkelur edhe Rezolutën 1244 me formimin e ushtrisë por edhe plot veprime të tjera që dëshmojnë se sa e rrezikshme është të mbyllen sytë ndaj të gjitha këtyre shkeljeve të drejtës ndërkombëtare.
“Rusia do të insistojë në implementimin e Rezolutës 1244 e cila kishte krijuar parametrat për zgjidhje të problemit të Kosovës, do të insistojë që kjo Rezolutë të realizohet nga të gjitha palët dhe që zgjidhja e problemit të Kosovës të jetë rezultat i procesit të pranueshëm për Prishtinën dhe Beogradin”, përfundoi ai.
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...