Google ADS

Lavdim Osmani u arrestua për ryshfet e keqpërdorim të pozitës

22:20 | 5 Shkurt 2020
Arbresh.info

arbresh.info pak minuta më parë ka raportuar se është arrestuar në Prishtinë, Lavdim Osmani, udhëheqës i Krimeve Ekonomike.

Aksionin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Inspektoratit Policor, Arbër Beka.

Ai për arbresh.info ka bërë të ditur se zyrtari policor dyshohet për ryshfet ndërsa veç tij është arrestuar edhe një qytetar.

“Inspektorati Policor i Kosovës sot në orët e mbrëmjes ka realizuar një  operacion në Prishtinë dhe gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy të dyshuar. Njëri nga të arrestuarit është zyrtar policor ndërsa tjetri qytetar. I pari dyshohet për veprën penale marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i Inspektoratit Policor ka shtuar gjithashtu se operacioni është duke vazhduar.

“Operacioni është ende në vazhdim e sipër, detajet tjera shpalosen nesër”, ka përfunduar ai./arbresh.info/

Arrestohet udhëheqësi i Krimeve Ekonomike në Prishtinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme