Latifi viziton spitalin më të madh në Athinë, dakordohen për ofrimin e trajnimeve të stafit mjekësor të Kosovës

15:26 | 22 Shtator 2022
K.B

Në diten e fundit të vizitës zyrtare në Greqi, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Rifat Latifi, me ftesë të homologut të tij grek, i shoqëruar nga

Ministrja alternative e Shëndetësisë së Greqisë, Dr. Mina Gaga, sot ka vizituar spitalin më të madh në Athinë, Sotiria, ku u takua me përfaqësuesit dhe lideret klinik te këtij spitali.

Në këtë takim bashkëbiseduesit janë pajtuar për ofrimin e trajnimeve të stafit mjekësor të Republikës së Kosovën, në subspecializime ne Kirurgjinë Torakale, në të cilën bëhen mbi 1500 operacione të avancuara të mushkërive në vit, dhe në Pulmologjinë e avancuar, ku bëhet më shumë se 2500 procedura invazive diagnostike në vit.

Me këtër rast, Ministri Latifi, falënderoj përfaqësuesit e spitalit Sotiria, për ofrimin e bashkëpunimit, dhe këtë ndihmë të madhe që do të avansojë këto dy fusha më rëndësi të madhe për shëndetësinë e Kosovës.

Ministri Latifi dhe Ministrja alternative Gaga, u dakorduan që në ditët në vijim të konkretizohen edhe fushat tjera bashkëpunimit me interes te përbashkët.

Dje, ministri Latifi, ka ftuar homologun e tij grek për të vizituar Kosovës, me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit dhe ngritjes së kapaciteteve shëndetësore të Kosovës, te cilen e ka pranuar me kenaqesi.

Më tej, ministri Latifi ka vizituar edhe spitalin për “Nënë dhe Fëmijë”, Mhetpa, që ofron të gjitha shërbimet për fëmijët me probleme kardiake, ku u taku me drejtotin e Klinikës së Kariologjisë Pediatrike, Dr. George E.Sarris. Ai vizitoje edhe kujdesin intenziv të neonatologjisë me i avansuari ne Greqi.

Në këtë takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e Kardiokirurgjise Pediatrike, në veçanti mundësia e shkëmbit të ekspertëve të të dyja vendeve.

Ndërkohë, kjo është vizita e parë e një Ministri të Shëndetësisë së Kosovës, që takon zyrtarisht homologun e tij grek dhe institucione tjera shëndetësore të Greqisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme