Profesori i shkencave filozofike në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi thotë se ndikimi rus në Kosovë ushtrohet për “vahabizmit”, një rryme të fesë islame.
Latifi përmes një postimi në ‘facebook’, ka thënë se “vahabizmi” është instrument konkret i ushtrimit të ndikimit rus në Kosovë, para “broçkullave si lajmet e rreme”.
“A e keni pa, të gjithë sot flasin për rrezikun e ndikimit rus në Kosovë, por askush nuk flet se si ndodhë ky ndikim. I përmendin lajmet e rreme e broçkulla të ngjashme, por e harrojnë apo nuk duan ta përmendin instrumentin kryesor përmes të cilit ushtrohet ky ndikim. Dhe ky instrument nuk është askush tjetër përveç vahabizmit”, shkroi Latifi në Facebook.
Synimi i këtij grupi, thotë Latifi, është cenimi i vlerave perëndimore në Kosovë.
“Duke mos mundur të influencojnë institucionet shtetërore të Kosovës, shkaku se ato janë nën monitorimin permanent amerikan, shërbimet ruse e serbe veprojnë përmes influencimit social e kulturor. Duke mos mundur ta cenojnë sekularizmin institucional, kanë filluar sulmin mbi shoqërinë dhe kulturën sekulare të Kosovës, në mënyrë që gradualisht në Kosovë të krijohet një frymë antiperëndimore”, shkroi ai.
Postimi i tij i plotë:
A e keni pa, të gjithë sot flasin për rrezikun e ndikimit rus në Kosovë, por askush nuk flet se si ndodhë ky ndikim. I përmendin lajmet e rreme e broçkulla të ngjashme, por e harrojnë apo nuk duan ta përmendin instrumentin kryesor përmes të cilit ushtrohet ky ndikim. Dhe ky instrument nuk është askush tjetër përveç vahabizmit.
Duke mos mundur të influencojnë institucionet shtetërore të Kosovës, shkaku se ato janë nën monitorimin permanent amerikan, shërbimet ruse e serbe veprojnë përmes influencimit social e kulturor. Duke mos mundur ta cenojnë sekularizmin institucional, kanë filluar sulmin mbi shoqërinë dhe kulturën sekulare të Kosovës, në mënyrë që gradualisht në Kosovë të krijohet një frymë antiperëndimore. Metodat janë tipike si të “Muslim Brotherhood” të Egjiptit: korrupto politikanët individualë për t’i kthyer në mbështetës të agjendave vahabiste, bëj për vete të varfërit me lëmosha të paketuara si ndihma humanitare dhe indoktrino të rinjtë në shkolla dhe universitete. Sigurisht, ata që i njohin raportet e shoqërisë me institucionet e kanë të qartë se institucionet sekulare nuk mund të funksionojnë gjatë në një ambient social e kulturor josekular. Një ditë këtë do ta kuptojnë të gjithë, por ajo ditë mund të jetë tepër vonë. Po e përmbylli këtë status me konstatimin e historianit të njohur amerikan, Timothy Snyder, i cili, në librin e tij “Mbi Tiraninë”, thotë: “Radikalizmi vahabist në Europë, qoftë fals apo i vërtetë, është interes i Rusisë”. /arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...