Profesori i Filozofisë. Blerim Latifi ka komentuar raportimet e djeshme se ish-senatori zviceran, Dick Marty është kërcënuar nga shërbimet sekrete serbe dhe është marrë në mbrojtje nga autoritetet zvicerane.
Latifi përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se UDBA kryen punë të ndyta brenda e jashtë Kosovës për ta paraqitur Kosovën para Europës si një shoqëri ku lulëzon fryma antieuropiane, shkruan arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Dick Marty : “kërcënimi ndaj meje me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve”.
Eh, sa punët e ndyta i kryen UDBA brenda e jashtë Kosovës për t’na paraqitur para Europës si një shoqëri ku lulëzon fryma antieuropiane.
Të gjitha do të dalin një ditë.
Kështu si ky plani për ta eleminu Martyn dhe për t’ua lënë fajin shqiptarëve. / arbresh.info/
lexo edhe:
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë