Google ADS

Latifi: UÇK-ja erdhi si një bekim dhe shpresë për popullin e Kosovës

13:57 | 31 Mars 2023
A. B.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministria e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Rahovecit Ismail Latifi, morrën pjesë në zbulimin e Pllakës Përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve të rënë në masakrën në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit.

Kryetari i Rahovecit, Ismail Latifi, në një fjalë rasti, tha shkaktarët e shumë fatkeqësive të shqiptarëve ishin fqinjët serb.

Latifi deklaroi se shqiptarët kishin synime fisnike në luftë, por padrejtësisht u dëbuan dhe u vranë nga regjimi serb, shkruan arbresh.info

“Historia njerëzore është mbushur me lufta shkatërrime të vazhdueshme. Shqiptarët kishin synime humane, fisnike në luftën që e bënë për çlirim në fund të viteve 90 -ta. Shkaktarët e shumë fatkeqësive ishin fqinjët serb për shumë kohë padrejtësisht i kishin dëbua nga pronat e tyre duke i vrarë e masakruar. Sa shumë padrejtësi kishin parë dhe vuajtje kishin përjetuar ata. Lufta jonë e drejtë dhe e domosdoshme nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u mbështet gjerësisht nga populli ynë i shumë vuajtur e më pas nga fuqitë tona demokratike botërore. UÇK-ja erdhi si një bekim dhe shpresë për popullin e Kosovës. Heronjtë nuk zgjedhin se kur dhe ku do të vdesin por ata i gjënë vdekja në rrugëtimin që janë nisur të bindur që është rruga e nderit dhe lirisë pavarësisht vështirësive”, tha Latifi. /Arbresh.info/

lexo edhe:

Masakra e Pastasellës, Kurti: Janë vrarë 109 persona nga policia serbe vetëm se ishin shqiptarë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme